Mbështetja e Dua Lipës për protestën në Zvërnec ka sjellë reagime edhe nga Demokratët Europianë, të cilët e kanë cilësuar mesazhin e artistes si një sinjal të rëndësishëm për debatin mbi mbrojtjen e natyrës dhe transparencën e projekteve të zhvillimit.
Në një reagim publik, Demokratët Europianë kanë vlerësuar qëndrimin e këngëtares me famë botërore, duke theksuar se ndërhyrjet në zona të ndjeshme mjedisore duhet të shoqërohen me konsultim publik dhe përgjegjshmëri institucionale.
“Mesazhi i Dua Lipës rikthen në qendër një pyetje themelore për çdo demokraci: kush përfiton në të vërtetë? Zhvillimi nuk mund të bëhet pa transparencë dhe pa respektuar interesin publik dhe mbrojtjen e pasurive natyrore”, thuhet në reagimin e Demokratëve Europianë.
/5pyetjet.al









