Dinamo nis sezonin e ri me dy mungesa të rëndësishme në organikë. Me përfundimin e kontratave, Andre Teikseira dhe Dejvi Bregu nuk janë më pjesë e skuadrës blu, duke u larguar si lojtarë të lirë.
Të dy futbollistët ishin ndër elementët më të rëndësishëm të Dinamos gjatë sezonit të kaluar. Mbrojtësi Andre Teikseira zhvilloi 28 ndeshje në kampionat dhe realizoi tre gola, ndërsa sulmuesi Dejvi Bregu ishte një nga protagonistët e repartit ofensiv, duke shënuar 10 gola në 34 paraqitje në Superiore.
Me nisjen zyrtare të sezonit të ri, Dinamo do të duhet të plotësojë boshllëqet e lëna nga largimi i dy titullarëve, ndërsa vijon përgatitjet për objektivat e sezonit dhe angazhimet në arenën europiane.
/5pyetjet.al









