-sidi education-spot_img
25.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti uron pavarësinë e SHBA: Kosova përherë falenderuese për aleancën e pazëvendësueshme!

Kryesoret

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, me anë të një postimi në rrjetin e tij facebook ka ndarë një mesazh urimi me rastin e 25 vjetorit të pavarësisë së SHBA.

Në postimin e tij Kurti shkruan se Kosova është përherë falenderuese dhe mirënjohëse ndaj SHBA për partneritetin dhe aleancën e pazëvendësueshme.

Postimi i Kurtit

250 vjet!

Jeta, Liria dhe Kërkimi i Lumturisë, janë të veçuara në preambulën e Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në mesin e të drejtave të patjetërsueshme, si themel i qeverisjes që krijohet me miratimin e popullit.

Derisa bota e civilizuar është frymëzuar nga këto vlera, populli ynë për kohë shumë të gjatë ka qenë i privuar nga këto të drejta. E në këtë mes, përjetimi ynë është unik sepse për ne jetësimi i këtyre vlerave dhe të drejtave është i lidhur ngushtë me ShBA-të. Prandaj, këmbënguljes dhe sakrificës së popullit tonë për liri e pavarësi, natyrshëm i erdhi ndihma amerikane.

Mbrëmë isha i nderuar të marrë pjesë në shënimin e Ditës së Pavarësisë së ShBA-ve në ambasadën amerikane në kryeqytetin e Republikës sonë. Kosova është përherë falënderuese e mirënjohëse ndaj ShBA-ve për ndihmën, partneritetin dhe aleancën e pazëvendësueshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit