Mbi 20 protestues janë shoqëruar dhe mbajtur në disa komisariate të Tiranës pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës para Kuvendit.
Në lidhje me këtë situatë ka reaguar avokati Alban Duraj, i cili ka ngritur shqetësime për mënyrën e ndalimit të tyre dhe procedurat e ndjekura nga policia.
“13 vite kjo qeveri e oligarkëve, më në fund arriti pika finale ku revolta u kthye në rrezik. Protestuesit ishin në të drejtën e tyre për të protestuar, e drejtë e njohur nga Kushtetutat dhe Konventat e ratifikuara nga vendi ynë. Kanë kaluar 5 orë nga e drejta e policisë për t’i marrë në pyetje dhe nuk janë liruar. I bëj thirrje të lirohen në mënyrë të menjëhershme ndryshe janë para faktit të shpërdorimit të detyrës. Ndryshe po përgatisim kallëzim penal në SPAK që të mbajë përgjegjësi gjithë zinxhiri urdhërues”, u shpreh avokati Alban Duraj.









