Këtë të premte gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka pyetur kreun e SPAK, Klodian Braho, nëse do të ketë kërkesë të dytë në Kuvend për arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.
Fillimisht kreu i SPAK, Klodian Braho i është përgjigjur duke i thënë se mendoj se deputeti nuk duhej të kishte fare imunitet dhe se ai nuk mund ta ndalojë Prokurorinë e Posaçme (SPAK) të zhvillojë hetimet.
Sipas Brahos imuniteti ndalon vendosjen e masave, ndërsa shton se qëndrimi i SPAK është publik ndaj kërkon hetim të plotë dhe të pavarur.
“Ju prapë e lidhni pyetjen me çështje konkrete. Nuk do kishte çështje nëse nuk do kishte shkelje të ligjeve. Ju e keni të qartë qëndrimin e Prokurorisë, por edhe se si ka vazhduar Prokuroria pas mospranimit të kërkesës. Unë sot nuk mund të para shpall një vendimmarrje, çështja është nën hetim. Nuk mund të them nëse do ketë apo jo, por do jetë një vendimmarrje e bazuar në ligj, duke marrë parasysh edhe arsyet pse Kuvendi ka vendosur rrëzimin e kërkesës”, tha ndër të tjera Braho.
LIVE- SPAK: Janë kryer 269 procedime për krimin e organizuar! 87% e vendimeve janë fajësuar!









