Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ka hapur thirrjen për shprehje interesi nga prokurorët për tre vende vakante në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Sipas njoftimit, mandati i tre anëtarëve aktualë përfundon në dhjetor 2026, ndërsa aplikimet duhet të dorëzohen deri më 21 korrik.
Më pas, Prokurori i Përgjithshëm thërret Mbledhjen e Përgjithshme të Prokurorëve për përzgjedhjen e kandidatëve.
Në proces mund të marrin pjesë prokurorë nga të gjitha nivelet, përfshirë edhe SPAK-un dhe Prokurorinë e Përgjithshme, nëse plotësojnë kriteret ligjore.
/5pyetjet.al









