Sali Berisha, Kreu i Partisë Demokratike, është paraqitur sot në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.
Ai u shoqërua nga mbështetës dhe deputetë të Partisë Demokratike jashtë ambienteve të institucionit.
Berisha është nën hetim për korrupsion, ndërsa në të njëjtën dosje përmenden edhe Jamarbër Malltezi dhe biznesmeni Fatmir Bektashi, të akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash.









