Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, me anë të një postimi zyrtar në faqen e tij facebook bëri me dije se mori pjesë në analizën 6-mujore të punës së Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), ku vlerësoi rolin kyç të këtij institucioni në mbrojtjen e integritetit të Policisë së Shtetit dhe në përmbushjen e standardeve që kërkon procesi i integrimit të Shqipërisë në BE.
Ndërsa në fjalën e tij Hita theksoi se çdo rast abuzimi me detyrën i zbuluar, çdo shkelje e ndëshkuar dhe çdo hetim profesional na afron me standardet evropiane dhe forcon besimin e qytetarëve tek shteti.
Ndërkohë Hita shton se pastrimi i radhëve nga ata që nuk e meritojnë atë uniformë, është investimi më i rëndësishëm për një strukturë të zbatimit të ligjit dhe për një Shiqpëri më pranë BE.
Psotimi i Lamallarit
Në takimin me drejtues të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, institucion me një rol kyç në mbrojtjen e integritetit të uniformës dhe në garantimin që shumica dërrmuese e efektivëve, që shërbejnë me ndershmëri e profesionalizëm, të mos njollosen nga pakica që shkel ligjin.
Çdo rast abuzimi me detyrën i zbuluar, çdo shkelje e ndëshkuar dhe çdo hetim profesional na afron me standardet evropiane dhe forcon besimin e qytetarëve tek shteti.
Pastrimi i radhëve nga ata që nuk e meritojnë atë uniformë, është investimi më i rëndësishëm për një strukturë të zbatimit të ligjit, më të besueshme dhe për një Shqipëri më pranë Bashkimit Evropian. Ky është një angazhim ndaj qytetarëve dhe një standard i panegociueshëm!









