Në protestën e 37 antiqeveritare nga podiumi para Kryeministrislë ka folur edhe mamaja e Arbër Lleshit, protestuesit të dhunuar nga policia pas arrestimit të 2 korrikut para Kuvendit.
Mes emocionesh të forta, nëna e të riut ka denoncuar dhunën policore që është ushtruar ndaj djalit të saj brenda furgonit të polcisë duke i kujtur Ramës se nuk tremben edhe pas arrestimeve, ku sipas saj janë akoma dhe më të fortë.
“Ma arrestuan në 2 korrik, shenjat e grushteve në furgon i ka edhe tani që është data 6. Edi Ramës i them se ti kujton se ti do na trembesh me arrestimin e djalit tanë. Jemi bërë më të forta jo vetëm 37 ditë por 37 muaj po deshe. Derisa klasa politike që zhvati këtë popull do shkoni në koshin e plehrave. Një kryeministër të tillë nuk e ka parë asnjë popull. Kryehajdut këtë popull nuk e gënjen dot më. Këta e kanë parë demokracinë e vërtetë dhe nuk i pengon dot më këtë rini”, tha ajo.

Andi Tepelena thirrje socialistëve në protestë: Ndiqni Koçekun, braktisni Ramën!









