“Se kur do të zhvillohet Samiti, kjo është ende në diskutim”! Kështu deklaroi zyrtari i lartë i NATO-s, Giuseppe Cavo Dragone kur u pyet nga Bloomberg nëse vitin tjetër do të zhvillohet samiti i aleancës në Tiranë sikur ishte parashikuar.
NATO po shqyrton mundësinë që të mos organizojë samitin e saj vjetor vitin e ardhshëm, pjesërisht për të ulur tensionet me presidentin amerikan Donald Trump, një kritik i shpeshtë i aleancës, si dhe për të shmangur vëmendjen ndaj faktit se “vendi pritës Shqipëria është një nga anëtarët me shpenzimet më të ulëta për mbrojtjen”.
Bloomberg shkruan se Shqipëria ka qenë një nga vendet që ka shpenzuar më pak për mbrojtjen brenda NATO-s, duke mos arritur deri së fundmi objektivin afatgjatë për të shpenzuar të paktën 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen. Sot po zhvillohet samiti në Ankara i NATO-s.









