-sidi education-spot_img
20.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi për fondin e koncertit të Kanye West: Nuk ka turp më të madh se përdorimi i taksave

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas debatit për përdorimin e 4.2 milionë eurove nga fondi rezervë për koncertin e Kanye West, duke kundërshtuar argumentin se financimi është bërë për të shmangur një dëmtim të imazhit të Shqipërisë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Këlliçi deklaroi se, sipas tij, përdorimi i parave publike për një aktivitet privat nuk mund të justifikohet me arsye reputacioni.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se e ka paraqitur koncertin si një arritje personale dhe se vendimi për financimin lidhet me këtë qëllim.

Reagimi i Këlliçit:

Kush e turpëron dhe vjedh Shqipërinë?!
Qenka ngritur një kalorës dhe me dorën e tij e paska shpëtuar Shqipërinë nga turpërimi, duke lëvruar 4.2 milionë euro për një koncert privat.
Vende si Franca, Anglia apo Gjermania që kanë refuzuar Kaney West po jetojnë në turp të zi!!! Ne që e pranojmë duhet të ruajmë tani nderin, pasi biletat ngelën pa u shitur.
A ka turpërim më të madh se sa ky për një vend ku Kryeministri i heq nga taksat e shqiptarëve 4.2 milionë euro vetëm sepse e ka shitur koncertin si sukses të vetin, e mosmbajtja do shihej si dështim i tij?!
Edi Rama e ka turpëruar Shqipërinë më shumë se kaq në fakt. Emri i tij përmendet në gjyqe për krime të rënda nga McGonigal në Uashington, në Majemi, e në Bruksel për bandat e drogës.
E ka turpëruar Shqipërinë kur ka caktuar koordinator për krimin e organizuar, kur ka pritur në zyrë e dhënë liçensë kazinoje për njerëz të kartelit Sinaloa.
E ka turpëruar duke përdorur avion privat e duke pirë verë 33 mijë euro shishja, kur gjysma e popullsisë është në prag varfërie ekstreme.
E ka turpëruar Shqipërinë duke mos lejuar zgjedhje të lira e të ndershme.
Edi Rama e turpëron vendin çdo ditë që qëndron në atë zyrë, me vjedhjet dhe skandalet e panumërta të tij!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit