Paraditen e së shtunës është shënuar fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Qafë Botës, ku është krijuar një kolonë automjetesh rreth 2 kilometra e gjatë në drejtim të Greqisë.
Sipas autoriteteve kufitare, vonesat lidhen me përpunimin e kalimeve nga pala greke, e cila po operon me dy sportele, ndërsa pala shqiptare me katër.
Deri në orën 13:30, kufirin e kanë kaluar 1.648 persona dhe 565 automjete, sipas të dhënave të Stacionit Policor Kufitar Qafë Botë.









