-sidi education-spot_img
32.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protestat/ Eurodeputetja italiane pas vizitës në Tiranë: Integrimi bazohet te mbrojtja e vlerave!

Kryesoret

Eurodeputetja italiane Cristina Guarda, me anë të një postimi në rrjetin instagram ka reaguar pas vizitës së saj në Shqipëri, ku mori pjesë në protestën kundër qeverisë së Edi Ramës që vijon prej 42 ditësh në Tiranë.

Sipas Guardës, integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian duhet të bazohet në respektimin e vlerave evropiane, mbrojtjen e mjedisit dhe përfshirjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse.

Ndër të tjera Gurarda në postimin e saj shkrun se zona e mbrojtur Vjosa–Nartë është rasti, shumë i rëndë, sipas të cilës ajo është përqendruar, duke theksuar se nuk është i vetmi dhe mund të shërbejë si një mundësi për të reflektuar politikisht mbi vlerat europiane.

Reagimi i eurodeputetes italiane

Ky (dhe jo vetëm ky) është realiteti që pashë në Shqipëri javën e kaluar.

E tregova dhe ndava përvojën time gjatë mbledhjes ndërparlamentare të Delegacionit BE–Shqipëri.

Shqetësimin e shumë njerëzve në terren, por edhe qëndrimin e rëndë të atyre që, në politikë, vazhdojnë ta vendosin në plan të dytë mbrojtjen e mjedisit dhe të njerëzve. Sepse për ta, në radhë të parë vjen fitimi – një model zhvillimi ekonomik i papajtueshëm me shëndetin e territorit.

Zona e mbrojtur Vjosa–Nartë është rasti, shumë i rëndë, mbi të cilin ne u përqendruam. Por nuk është i vetmi dhe mund të shërbejë si një mundësi për të reflektuar politikisht mbi vlerat europiane.

Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian duhet të ndodhë në këtë frymë: në mbrojtje të vlerave, në respekt të mjedisit dhe në aktivizimin e komunitetit, duke garantuar pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje.

Ai duhet të marrë parasysh edhe parimin e “mosregresit” në mbrojtjen e mjedisit.

Do të vazhdoj ta ndjek dhe t’jua tregoj këtë proces.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit