Policia ka arrestuar punonjësin e OSHEE, pasi ky i fundit akuzohet për vjedhje.
Në pranat e policisë ka rënë përgjegjësi i Ervin Kodra, për zonën e Mirditës.
Dyshohet se Kodra akuzohet për vjedhjen e një makine edhe pse ky i fundit i ka mohuar akuzat.
Sipas burimeve bëhet me dije se makina ishte vjedhur në Korçë, ndërsa targat në Elbasan dhe dyshohet se ishte nën përdrorimin e Kodrës.
Teksa Kodra u pa nga të tjerët që po e nxirrte, ai u shpreh se mjeti më ka ngecuar në breg të lumit.
Policia ka nisur hetimet nëse makina është vjedhur apo është përdorur për krime.









