Një burrë ka plagosur me thikë bashkëshorten në qytetin e Pogradecit.
Dyshohet se çifti ka patur një konflikt të çastit dhe burri ka marrë thikën duke e plagosur të shoqen.
Menjëherë pas ngjarjes gruaja është dërguar në spitalin e Pogradecit ku po merr ndihmën mjekësore ndërsa do të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar por deri më tani nuk ka rrezik për jetën.
Autori është shoqëruar nga policia në ambientet e komisariatit.
Ndërkohë vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.









