-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA: 50 mln euro investim, 6 avionë luftarakë në bazën e Kuçovës

Kryesoret

Sot u hodhën themelet për ndërtimin e bazës së NATO-s në Kuçovë. “Po bëjmë një aleancë të fortë akoma edhe më të fortë” u shpreh ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim.

Selia diplomatike e SHBA-së në kryeqytetin shqiptar përmes një postimi në Facebook thotë se investimi që do të bëhet do të jenë 50 mln euro dhe pas përfundimit, baza do të jetë në gjendje të mbajë gjashtë avionë luftarakë.

“Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim mori sot pjesë në një ceremoni në bazën ajrore të Kuçovës, me rastin e fillimit të një projekti rindërtimi prej 50 milionë eurosh të NATO-s.

Gjatë viteve të ardhshme, NATO do të financojë rinovimet dhe ndërtimin e plotë në bazën ajrore të Kuçovës. Pas përfundimit, baza do të jetë në gjendje të mbajë gjashtë avionë luftarakë në baza periodike.

Kryeministri Edi Rama, Ministri i Mbrojtjes Peleshi dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Begaj mbajtën të gjithë fjalën e rastit, duke pohuar se ky është një tjetër hap në rritjen e rolit të Shqipërisë si anëtare e aleancës” shkruan ambasada.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit