-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Raporti i korrupsionit, PD: SHBA të shpallë Ramën “non grata”

Kryesoret

Opozita dhe presidenti Ilir Meta e kanë nisur ditë me sulm kundër qeverisë pas daljes së raportit të Transparency Internacional për korrupsionin, ku Shqipëria ka pësuar rënie krahasuar me vitin e kaluar. Lulzim Basha dhe Ilir Meta akuzuan qeverinë e drejtuar nga Edi Rama.

Por nënkryetari i parlamentit dhe PD-së, Agron Gjekmarkaj shkon më tej duke kërkuar shpalljen e Edi Ramës “non grata” nga SHBA-ja. “Më shumë sesa tek drejtësia, shqiptarët i kanë sytë sërish nga Amerika. Shpallja nongrata e qeveritarëve të korruptuar, duke nisur nga Edi Rama, është një mekanizëm i mirëpritur, që mund të funksionojë për të ndalur përkeqësimin” shprehet ai.

Postimi i plotë

NË PËRKËQËSIM !

Kështu na përkufizojnë institucionet ndërkombëtare nën qeverisjen e Edi Ramës.

Në përkeqësim korrupsioni. Në përkeqësim transparenca. Në perkeqësim liria e shprehjes. Në përkeqësim liria për të protestuar.

Organizata më prestigjioze që mat korrupsionin në botë, Transparency International thotë se qeveria në Shqipëri përdori pandeminë për të përkeqësuar gjendjen në të gjitha këto fusha, që lidhen direkt me të drejtat e njeriut, me lirinë, me mirëqenien dhe zhvillimin. Prej nisjes së pandemisë, Partia Demokratike ka bërë disa kallëzime konkrete për korrupsion domethënës të qeverisë me tenderat anticovid. Hetimet provuan gjthçka, por nuk goditën kokën. Prandaj gjendja përkeqësohet, sepse kryeministri, ministrat, kryebashkiakët e ndiejnë veten të paprekshëm.

Më shumë sesa tek drejtësia, shqiptarët i kanë sytë sërish nga Amerika. Shpallja nongrata e qeveritarëve të korruptuar, duke nisur nga Edi Rama, është një mekanizëm i mirëpritur, që mund të funksionojë për të ndalur përkeqësimin.

Aty ku nuk ka vullnet politik për të luftuar korrupsionin dhe për të respektuar liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, siç vëren Transparency International për Shqipërinë, aty duhet ndryshim!

Por cfarë thoshte raporti?

Shqipëria ka pasur një rënie prej një pike në krahasim me vitin e kaluar, nga 36 në 35 pikë. “Në Shqipëri gazetarët përballen me padi dhe frikësime, përfshirë kontrollin e tepruar të informacionit në lidhje me reagimet ndaj COVID-19.

Për më tepër, shqetësime për dhunën e policisë gjatë protestave dhe shkelje të lirisë së grumbullimit janë regjistruar gjatë gjithë pandemisë”, thuhet në raport.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit