-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Enver Robelli: Një lajm i mirë për Kosovën

Kryesoret

Nga Enver Robelli

Një lajm i mirë!Brenda një viti Kosova qenka përmirësuar për 17 vende në Indeksin e Korrupsionit të Transparency International. Ky është një lajm fantastik. Për Kosovën! Lajm zhgënjyes për plaçkitësit e Kosovës.

Dhe lajm dëshpërues për argatët publikë të plaçkitësve. Pjesa më e madhe e zhurmës që bëhet në Kosovë kundër qeverisë ka të bëjë me një shqetësim të strukturave të vjetra parapolitike dhe paramediale: shqetësimin se lufta kundër korrupsionit e prish folenë e tyre që e kanë ndërtuar qe 20 vjet.

Garanci se lufta kundër korrupsionit do të jetë e suksesshme nuk ka. Mund të korruptohet edhe kjo qeveri. Mund të korruptohen zyrtarë të saj. Andaj presioni publik ndaj kësaj qeverie duhet të jetë vazhdimisht i madh. Sepse kjo qeveri duhet të matet me standarde të tjera.

Sepse kundërshatët e korruptuar të saj vdesin për një titull si ky: “Albin Kurti duke e shitur Telekomin në një takim sekret në një bodrum të një restoranti në Shkup”. Ose: “Video: Në këtë qytet bregdetar të Malit të Zi u bë dorëzimi i ryshfetit për tenderin XY”. Gjasat që kjo të ndodh me Albin Kurtin janë të vogla, gjithsesi shumë më të vogla se me paraardhësit e tij në post.

Ambicia e qeverisë duhet të jetë që në 12 muajt e ardhshëm Kosova të përmirësohet edhe për së paku 17 vende sa i përket luftimit të korrupsiont. Ndoshta ka ndodhur me ndonjë shtet tjetër të jetë përmirësuar për 17 vende brenda një viti. Por raste të tilla duken të rralla.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit