-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha nga Patosi: Rama ka pushtet më shumë se ç’kishte Ramiz Alia, kauza jonë do të triumfojë

Kryesoret

Në 31-vjetorin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte në Patos nga ku foli për të pranishmit. Edhe këtë herë, Berisha nuk i kurseu akuzat ndaj Lulzim Bashës, por edhe ndaj Edi Ramës.

Berisha u shpreh se Edi Rama sot ka pushtet më 10% më shumë se Ramiz Alia në vitin 1991.

“Ky përvjetor është një kushtim i madh për çdo demokrat për të hedhur mënjanë diktaturën e drogës që është instaluar në Shqipëri. Sot, Edi Rama ka pushtet 10% më shumë se sa kishte Ramiz Alia në vitin 1991. Me të gjitha vështirësitë mbetem opozitë e vërtetë dhe ecëm drejt fitores. Sot, Edi Rama tejkalon baballarët e tij, merr peng opozitën me dosje krimi dhe afera korruptive. Kjo është një mënxyrë për vendin, por edhe një thirrje për çdo demokrat.

Nuk e kemi të lehtë, por kauza jonë është e drejtë dhe do të triumfojë sepse ne besojmë në këtë kauzë sepse ne jemi të angazhuar në një revolucion paqësor që nuk ka forcë ta ndalë. Edi Rama dhe Lulzim “Brava” janë në garë se si të shtypin më shumë votën e lirë dhe liritë tuaja. Me cilin je ti i dashur demokrat? Me atë që u hedh gaz helmues, e bomba shurdhuese votuesve të tij apo je me demokratët, të cilët duan të qëndrojnë si opozitarë të vërtetë që duan të luftojnë kundër një regjimi të bazuar në drogë e krim”, tha ai

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit