Florian Përvathi 17-vjeç nga Manatia e Lezhës që u rrit me ndenjën e hakmarrjes, i mbushur me urrejtje e zemërim edhe nga drejtësia që i nxori nga qelia vrasësin e të atit pas vetëm 7 viteve burg, të hënën vendosi që ta ekzekutonte vetë hasmin, Lek Lekgjonaj.
Por si e thuri planin? Përpara hetuesve që e morën në pyetje pas momentit që u dorëzua vetë në polici, adoleshenti ka deklaruar se kishte kohë që e kishte planifikuar vrasjen e hasmit. “Kisha kohë që e kisha planifikuar vrasjen, armën e kam pasur që prej një viti” mësohet se është shprehur ai.
Krimi ishte paralajmëruar. 17-vjeçari kishte shumë postime në rrjetet sociale në lidhje me hakmarrjen. Kjo shpjegon edhe faktin se përse nuk shfaqi pendesë përpara hetuesve.
“Nuk jam hakmarrës, thjesht rikthej nderin. Mos u dorëzo kurrë, gjërat e mëdha kërkojnë kohë. Rrini gati për gjithçka, shkaku se jeta është e padrejtë”, shkruhet në një tjetër postim Floriani që kishte pasion pikturën, por që pas vrasjes së të atit gjithçka iu shkatërrua, pasi nëna u vetëhelmua dhe tashmë do të kalojë shumë vite në qeli për gjakun që mori për të atin.
/5pyetjet.al