Dy vite pas ngjarjes prokuroria e Elbasanit ka kërkuar 52.6 vite burg për katër personat e arrestuar për vrasjen e Florian Lamçes në Elbasan.
Mes personave të arrestuar është edhe dhëndri i ish-kryetarit të bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini, Sokol Sanxhaktari.
Prokuroria ka kërkuar 20 vite burg për Sokol Sanxhaktarin, i cili vrau mikun e tij, Florian Lamçe, i çau kafkën duke e goditur me shishe në kokë.
Për të akuzuarin tjetër si bashkëpunëtor në vrasje, Adriano Hajdarin u kërkua 20 vjet burgim.
Për Amadeus Lamçjan u kërkua 6 vjet e 6 muaj burgim dhe Mehmet Muçën u kërkua 6 vjet burgim për moskallëzim krimi.
/5pyetjet.al