-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova e mbërthyer nga Omicron-i, merr 3 milionë dollarë nga SHBA për të luftuar pandeminë

Kryesoret

Situata në Kosovë të vijojë e rëndë nga pandemia, ku me mijëra raste raportohen çdo ditë. Megjithatë, në këtë situatë, një lajm i mirë ka ardhur për institucionet e shëndetësisë, të cilat kanë marrë 3 milionë dollarë shtesë ndihmë urgjente për luftën ndaj pandemisë. Paratë janë dhënë nga SHBA përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar.

Në një komunikatë të USAID-it thuhet se kjo ndihmë do të mbështesë forcimin e mbrojtjes së fëmijëve të cenueshëm që janë goditur nga pandemia dhe do të sigurojë vazhdimësinë e ofrimit të shërbimeve sociale themelore.

Ajo gjithashtu do të përmirësojë shërbimet në terren në kuadër të sistemit të kujdesit shëndetësor parësor për të promovuar vaksinimin dhe digjitalizuar bazën e të dhënave mbi menaxhimin e rasteve të COVID-19 me qëllim të lehtësimit të shkëmbimit të shpejtë të informatave në mes të institucioneve shëndetësore.

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara ndaj partneritetit me Kosovën për t’i dhënë fund pandemisë COVID-19 dhe janë veçanërisht të fokusuara në zvogëlimin e ndikimeve të saj në popullatat e margjinalizuara. Luftimi i një pandemie globale kërkon përkushtimin e secilit prej nesh – prandaj, bëni pjesën tuaj të punës, lani duart, mbani maskë dhe vaksinohuni”, tha Zeinah Salahi, drejtoreshë e Misionit të USAID-it në Kosovë

Sipas komunikatës, ndihma financiare prej 3 milionë dollarë amerikan i është shtuar aktivitetit Reagimi ndaj Pandemisë, i cili zbatohet përmes UNICEF-it dhe ndërton mbi ndihmën paraprake në vlerë prej 5.1 milion dollarë amerikan për COVID-19 që USAID-i zotoi për Kosovën gjatë pandemisë. Që kur Kosova konfirmoi rastin e saj të parë me COVID-19, USAID-i ka punuar me punonjësit e kujdesit shëndetësor të vijës së parë dhe komunitetet për të ngadalësuar përhapjen, për t’u kujdesur për të prekurit dhe siguruar pajisjet e nevojshme për të luftuar COVID-19, thuhet në komunikatë, transmeton Telegrafi.

Vitin e kaluar, USAID-i shpërndau 249 komplete higjienike në qendrat shëndetësore; 7,750 komplete higjienike për familjet dhe 2,400 pako higjienike për nënat dhe foshnjat në të gjitha 38 komunat e Kosovës. Me fillimin e vitit shkollor, USAID-i gjithashtu u dhuroi komplete higjienike 660 shkollave fillore dhe të mesme. Aktiviteti Reagimi ndaj Pandemisë gjithashtu punon në avancimin e komunikimit dhe informimit publik lidhur me fushatat e parandalimit dhe vaksinimit kundër COVID-19 në vend, forcimin e sistemit të zinxhirit të ftohtë të vaksinave dhe funksionalizimin e qendrave të përkohshme të vaksinimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit