-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dëborë dhe ngrica, ARRSH: Rrugët ku duhet të bëni kujdes

Kryesoret

Mbrëmjen e djeshme dhe mëngjesin e sotëm një pjesë e madhe e territorit të vendit është mbuluar nga reshjet e dëborës duke shkaktuar probleme me qarkullim në disa akse rrugore, por që janë të kalueshme. Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes gjatë lëvizjes për shkak të dëborës dhe ngricave.

Njoftim mbi gjendjen e akseve nacionale

Gjatë natës ka pasur reshje dëbore në:

Rajonin Jugor, Korçë-Ersekë-Leskovik, Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë ku është bërë pastrimi i akseve dhe qarkullimi vazhdon normslisht.

Rajonin Qendror, Krujë-Sarisalltik, Tiranë-Dajt, Librazhd-Steblevë, Zëmblak-Goricë, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në segmentin rrugor Qafë Mollë-Bizë.

Në Rajonin Verior, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Dedaj-Razëm-Bogë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, Skurraj-Peshkopi, Hani i Hotit-Tamarë, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh.

Kontraktorët kanë punuar pa ndërprerje me mjete borëpastruese për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit