-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kriza në Ukrainë │SHBA paralajmëron: Sulmi rus do të ishte i tmerrshëm

Kryesoret

Gjenerali i lartë amerikan Mark Milley është shprehur i bindur se pushtimi rus i Ukrainës do të ishte një veprim i tmerrshëm dhe se do të sillte një numër të lartë viktimash. Po sipas tij, vendosja e rreth 100.000 trupave ruse në kufi përbën dislokimin më të madh që nga koha e Luftës së Ftohtë. Gjithashtu, ai u shpreh se lufta në zonat urbane do të ishte tepër e rëndë.

Nga ana tjetër, Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin u shpreh se shmangia e konfliktit të armatosur është ende e mundur falë përdorimit të diplomacisë. Duke i bërë thirrje të drejtëpërdrejtë Presidentit rus, ai u shpreh se “konflikti nuk është i pashmangshëm e se ende ka kohë dhe hapësirë për diplomacinë”.

Edhe pse Rusia vijon të përgënjeshtrojë një pushtim të mundshëm të Ukrainës, Presidenti amerikan J. Biden u shpreh se do të dërgohet një numër i vogël trupash ushtarake për të forcuar prezencën e NATO-s në zonat rreth kufirit ruso-ukrainas. Nga deklarata e tij nuk dolën të dhëna mbi numrin e tyre, kohën apo edhe periudhën e dislokimit.

Kujtojmë se në fillim të kësaj jave, Pentagoni zyrtar u shpreh se ishin gati pothuaj 8.500 trupa amerikane për të kryer manovrat e duhura në varësi të situatës.

{Përshtatur nga BBC}

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit