-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LSI: Serbia s’mjaftohet me urdhrat ndaj Ramës, po nëpërkëmb fermerët në kufij

Kryesoret

Me anë të Brisida Shehaj, LSI ngriti shqetësimin për situatën e vështirë që po kalon bujqësia shqiptare dhe problemet që po has në kufirin me Serbinë.

Shehaj u shpreh se qeveria e Serbisë nuk mjaftohet vetëm me urdhrat ndaj Ramës, por tashmë po nëpërkëmb edhe fermerët shqiptarë në kufij.

LSI kërkoi reagim të menjëhershëm nga qeveria shqiptare për zgjidhjen e kësaj situate. “Situata në bujqësinë shqiptare është dramatike. Iniciativa e Ballkanit të Hapur e propozuar nga Edi Rama u kthyer në goditjen përfundimtare për bujqësinë dhe blegtorinë shqiptare. Nuk mjaftuan ndryshimet në paketën fiskale, nuk mjaftoi buxheti, nuk mjaftoi rritja e çmimit të naftës, por sot eksportuesit shqiptarë përballen me braktisjen totale nga shteti.

Qeveria serbe nuk po mjaftohet vetëm me urdhëresat që i jep Edi Ramës, por po abuzon edhe me fletën e analizave të produkteve shqiptare, duke i penguar, diskriminuar dhe dëmtuar rëndë ekonomikisht fermerët shqiptarë. Sot, fermerët në kufijtë e Serbisë po nëpërkëmben hapur dhe shteti as nuk guxon të flasë dhe as nuk merr ndonjë masë apo të bëjë ndonjë veprim në mbështetje të tyre.

Shqipëria të reagojë menjëherë për këtë gjendje që e ka çuar një nga sektorët prioritarë që kemi ne në vend për të ndaluar krizën e thellë në bujqësi”, tha Shehaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit