-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LSI dorëzon kërkesën për koalicion me Berishën, bën pjesë edhe një tjetër parti

Kryesoret

LSI ka dërguar mesditën e së martës kërkesën në KQZ për t’u regjistrua si koalicion në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit në 6 bashki të vendit.

LSI kërkon që të regjistrohet me emrin “Shtëpia e Lirisë”, ku bëjnë pjesë edhe Komisioni i Rithemelimit të PD, si dhe Partia Demokristiane. Kjo kërkesë është nënshkruar nga sekretari i përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari.

Më herët, u publikua edhe marrëveshja mes “Rithemelimit” dhe LSI-së.

MARREVESHJA

“Sot më datë 31.1.2022, ne partitë politike të mëposhtme:

Ne po bashkohemi, si parti dhe si qytetarë, për t’i sjellë ndryshimin Shqipërisë.

Të gjithë e dimë që duhet ndryshim. Shqiptarët janë të fortë. Shqipëria është e fortë. Ka vetëm një njeri përgjegjës për dështimin e Shqipërisë në 8 vitet e fundit dhe ky është Edi Rama.

Ne po ndajmë të njëjtat vlera e parime politike, si edhe në vizionin për qeverisjen e vendit.

Dëshirojmë të koordinojmë angazhimet dhe kontributin për fitoren e përbashkët politike dhe prandaj

Vendosëm që:

Të formojmë një koalicion të gjerë opozitar dhe për të konkuruar së bashku në zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në Bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Rrogozhinë, Vorë dhe Lushnje, të datës 6 mars 2022

Emri i koalicionit është “Shtëpia e Lirisë”

Shkronjat nistore të koalicionit do të jenë “SH-L”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit