Pas Durrësit, Shkodrës, Lushnjes dhe Rrogozhinës edhe dega e PD Vorë ka finalizuar procesin e përzgjedhjes së kandidatit për Kryetar Bashkie.
PD thotë se pas konsultimeve dhe një procesi në bazë prej disa ditëve, duke mbajtur në konsideratë votimet konfirmuese të anëtarëve, mbrëmjen e sotme ka miratuar propozimin për kandidatin për kryetar bashkie, Ymer Marku.
Propozimi i është dërguar për miratim Kryesisë qendrore. Sipas afateve të vendosura nga Kryesia e PD, baza e partise dhe kryesitë e degeve në 6 bashkitë, duhet të propozojnë kandidatët brenda ditës së sotme.
Kandidatët e propozuara nga baza do i nënshtrohen më pas shqyrtimit dhe miratimit nga Kryesia e PDSH, që pritet të mblidhet nesër.
Kandidatët e PD-së për zgjedhjet e 6 marsit
Xhemal Bushati-Shkodër
Luan Hoti-Durrës
Ferdinand Saraçi-Rrogozhinë
Indrit Sefa-Lushnje
Ymer Marku-Vorë
Dibra ende nuk është vendosur
/5pyetjet.al









