-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FSHZH: Puna jonë po goditet nga SPAKU prej politikës së vjetër

Kryesoret

SPAK ka nisur hetimet për Fondin Shqiptar të Zhvillimit, në lidhje me një tender prej 500 mijë dollarë, ku dyshohet se është fituar nga djali i drejtorit të këtij institucioni, Dritan Agolli.

Ky tender me afat 36 muaj, është dhënë për krijimin e produktit autentik ushqimor shqiptar duke krijuar “Menunë e 100 Fshatrave”.

Direkt pas këtij vendimi ka reaguar drejtori i Fondit Shqiptar për Zhvillim duke u shprehur se institucionet po goditen në mënyrë të vazhdueshme, si shkak i deklaratave të pa baza përfaqësuesve “të kulturës së baltës”.

Agolli shprehet se përmirësim të projekti “100 fshatra” dhe për rritjen me mijëra Euro në të ardhura ishte i nevojshëm edhe krijimi i një menuje autentike për zonat.

Po ashtu ai sqaron dhe sesi është zgjedhur kompania fituese e tenderit.

“Faza e parë ka qenë për përzgjedhjen e nje liste të shkurtër te kompanive pjesmarrëse ku në fund të kësaj faze kanë rezultuar dy pjesmarrës, të cilet janë kualifikuar që të dy nga komisioni i vlerësimit.

 Për sa i përket aludimeve të ndryshimit të kritereve, sqarojmë se ky ndryshim është bërë me kërkesë të Agjencisë së Prokurimit Publik (APP) dhe konsistojnë në uljen e kërkesës për kapacitetin teknik dhe rrjedhimisht rritjen e aksesit në pjesëmarrjen e operatorëve ekonomik. Ndryshimi është bërë 5 ditë pas publikimit dhe duke lejuar një periudhë 3 javore deri në hapjen e ofertave.”

Faza e dytë ka qenë paraqitja e ofertave teknike dhe financiare, ku në bazë të ligjit kriteri teknik vlerësohet me 80% të peshës dhe kriteri financiar me 20% të peshës”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit