-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KQZ miraton 11 subjektet politike të regjistruara për zgjedhjet e 6 marsit

Kryesoret

11 forca politike dorëzuan të hënën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për t’iu bashkuar garës elektorale të 6 marsit.

Sot Ilirjan Celibashi, miratoi kërkesat e tyre.

Krahas Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim, e PDK-së në Nard Ndokës, janë edhe 7 parti të tjera.

Ndërkohë që nesër është afati i fundit për të dorëzuar kërkesat për regjistrimin e koalicioneve. Dje LSI kërkoi regjistrimin në koalicion me PDK e Nard Ndokës dhe Komisionin e Rithemelimit të Sali Berishës, kërkesë e cila pritet që të refuzohet nga KQZ pasi Berisha nuk është regjistruar në gjykatë si forcë politike dhe për më tepër nuk është një nga 11 partitë e regjistruara në KQZ për përballjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit në bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.

Ajo që bie në sy tek partitë e regjistruara është se aleatët tradicionalë të Partisë Demokratike, Agron Duka,  Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Shpëtim Idrizi apo Vangjel Dule kanë qëndruar jashtë garës, duke mos u regjistruar në zgjedhje. Nuk ka paraqitur në KQZ kërkesë për regjistrim si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme vendore, asnjë Komitet Nismëtar për kandidatë të pavarur. Nuk ka patur kërkesë as në KZAZ-të e Dibrës, Vorës dhe Rrogozhinës nga asnjë Komitet Nismëtar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit