Ilir Shaqiri, i cili është finalisti i parë i këtij edicioni të Big Brother VIP, ka befasuar publikun shqiptar kur është shprehur se është i dashuruar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Arbana ka insistuar me pyetje se kush është emri i banores, Iliri e ka personifikuar në kuadrin e lojës që është shumë i dashurua me Monikën. Balerini ka treguar edhe uljet e ngritjet e lojës me Monikën.
“Dy muajt e parë ishim shumë mirë, shumë të lidhur dhe të dashuruar, pastaj vazhdoi ftohja, pastaj erdhi janari dhe nisi acari, por Monika mbetet dashuria në këtë shtëpi”, u shpreh Iliri.









