Ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përveç dy projektligjeve që vendosi qeveria foli dhe për sitatën Covid-19.
Sa i takon masave anti-Covid, ministrja u shpreh se është herët për të folur për lehtësim masash.
‘Do të doja ta nisja duke përmendur atë që kreu i OBSH ka deklaruar dje. Është ende herët për të shpallur fitoren. Eshte ende heret per te leshuar te gjitha masat jo mjekësore, por nga ana tjetër ajo çfarë duhet dhe po bëjnë vendet është një vlerësim epidemiologjik eshtë mbi bazën e situatës lokale dhe ka disa vende që kanë marrë pra vendimin për të lehtësuar keto masa. Masat në Shqipëri janë masa që konsiderohen të intensitetit të ulët dhe mesatar. Situata po vlerësohet në mënyrë dinamike. Është një situatë që na bën të jemi të vëmendshëm sa i përket lehtësimit të masave. Kemi mbi 18 mijë raste aktive. Mbi 98% janë me Omicron. Situata në spitale është e qëndrueshme. Ashtu si e thashë është herët për të shpallur fitoren ndaj virusit, bazuar në indikatorët që janë në vlerësim e sipër. Situata e vaksinimit po ecën me ritme të qëndrueshme. Sa i përket vaksinimit të popullatës +16 vjeç kemi arritur një 56% me dy doza. Sa i takon dozës përforcuese ka dhënë shumë garanci për uljen e shtrimeve dhe rasteve të rënda. Komiteti po rishikon bërjen e dozës përforcuese para afatit 6-mujor. Po rishikohet edhe afati i karantinës për shkak të klinikës ndryshe të Omicron.’- tha Manastirliu.
/5pyetjet.al









