Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh sot se Ilir Meta mezi pret të dalë nga “burgu politik” i Presidentit, ku në fakt e futi Edi Rama me dëshirën e tij në 2017.
“Meta është shumë më shumë se LSI. Është në një burg politik përsa kohë është aty. Dënimit po i vjen fundi. Meta është përtej LSI-së.
Ne themi populli i 2 marsit, ishin qytetarët e Tiranës. Pasi në atë kohë, Rama i bllokoi transportin qytetarëve të rretheve. E dinin shumë mirë kush ishte populli i 2 marsit. Gjithmonë Monikën e paragjykojnë për mendimet e sinqerta, Ilir meta është përtej opozitës dhe LSI-së.
E gjejnë veten shumë socialistë, demokratë dhe LSI-stë. Se si do e bëj daljen e tij politike, Ilir meta, do të jetë risi. Mezi po pret të dalë nga burgu politik në të cilin është.
A do t’i shërbejë më mirë Shqipërisë, ndryshimi i planeve të Ilir Metës, padyshim që po. Pavarësisht se do jetë një angazhim i dyfishtë i joni në aspektin familjarë.
Ilir Meta flet pa dorashka dhe nuk ka komplekse përpara asnjë personi, asnjë media dhe asnjë gazetari” tha Kryemadhi.
Ilir Meta e ka deklaruar më herët se pasi të mbarojë mandatin në Presidencë do i rikthehet politikës aktive.
/5pyetjet.al









