-sidi education-spot_img
32.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Morën 10 mijë euro ryshfet, lihen në burg dy efektivë të policisë

Kryesoret

Gjykata e Posaçme për Krim dhe Korrupsion ka lënë në burg dy efektiv të policisë që dyshohen se kanë marrë shumën prej 10 mijë euro nga i dënuari Alfred Mikeli.

Efektivët Viktor Buca dhe Gezim Lluka kanë pranuar ryshfetin për të mos e arrestuar Alfred Mikeli, i cili ishte i shpallur në kërkim.

Sipas deklaratës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë mësohet se:

“Në datën 10 Gusht 2021, punonjësit e policisë të Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, Viktor Buca. dhe Gëzim Lluka., pasi janë vënë në dijeni të vendit ku ndodhej personi në kërkim, e kanë lokalizuar atë dhe e kanë kapur duke e marrë në automjetin me të cilin lëviznin. Pasi kanë negociuar me personin në kërkim Alfred Mikeli., punonjësit e policisë Viktor Buca dhe Gezim Lluka. e kanë lënë të lirë, në shkëmbim të marrjes prej tij të një shumë prej 10.000 (dhjetë mijë) Euro.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit