Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç, ku një automjet është përplasur me një motoçikletë.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës ka humbur jetën në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/5pyetjet.al









