-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Nuk jam familje e varfër

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha është shpallur non grata bashkë me familjen. Përmes studios së emisionit “Log” në Abc ai ka sqaruar akuzat në lidhje me pasurinë e fëmijëve të tij dhe bizneset që posedojnë. Berisha sqaroi se ata nuk janë të varfër por theksoi se sipas tij nuk kanë marrë kurrë asnjë qindarkë të paligjshme nga shteti.

“Fëmijët e mi nuk janë të varfër, në një kuptim relativisht. Çdo gjë e kontrolluar çdo muaj nga Rama. Nga të gjitha institucionet, tatimet larja e taksave dhe s’kanë gjetur kurrë dhe s’kanë për të gjetur kurrë asgjë ilegjitime tek ata. A kanë të drejtë fëmijët e mi të bëjnë biznes?

Toka që thua ti ka qenë e përcaktuar nga Fatos Nano dhe jo nga babai. Aty kanë qenë 800 hektarë nëse këto kanë pasur hektarë të blerë privat me privat.  Nuk i bleu shteti ato, ato i bleu privati  te privati.

Gjithçka, transaksion midis privatëve. Nëse fëmijët e mi kanë përfituar ndonjë qindarkë në marrëdhënie me sektorin publik me sektorin qeveritar me shtetin ajo është e paligjshme. Nëse kanë fituar një qindarkë nga nën kontraktorë të shtetit e paligjshme, s’ka ndodhur dhe as nuk ka për të ndodhur kurrë”.

I pyetur se përse e quan të besueshëm raportin e DASH për krimin në vend dhe jo të vërteta akuzat për korrupsion që i bën vetë Berishës, ish-kryeministri theksoi se në rastin e dytë sipas tij nuk kanë asnjë dokument.

“Sepse aty ka një mijë fakte kurse për këtë deklaratë s’ka një dokument të vetëm mbi tokë. S’ka luftuar njeri më me suksed se Berisha korrupsionin dhe kjo me dokumenta të SHBA. Në 2005-2011 vendosëm sistemin one shop stop për biznesin… Çfarë ndodhi, u bë konferenca e donatorëve, zonjë Kim u zotua për nja akademi  transparence. Kush  e ka bërë di ndonjë rezultat.  Se kam dëgjuar ndonjëherë këtë akademi”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit