-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosovë, ligji i pagave afër hartimit por larg zbatimit

Kryesoret

Por, sindikata e punëtorëve të Policisë dhe e atyre të Arsimit shprehen se duhet të përshpejtohet miratimi dhe zbatimi i këtij ligji, për shkak të ngritjes së çmimeve të konsumit.

Çmimet e produkteve të konsumit në dhjetor të vitit të kaluar janë rritur për 6.7 për qind.

Ligji i pagave është miratuar në muajin shkurt të vitit 2019 dhe ka hyrë në fuqi në mars. Por, në dhjetor të vitit 2019, institucioni i Avokatit të Popullit këtë ligj e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese, për, siç u tha, “vlerësimin e përputhshmërisë” së këtij ligji me Kushtetutën.

Sipas vendimit të Gjykatës, ligji nuk është në përputhshmëri me 11 nene të Kushtetutës së Kosovës dhe shkakton “çrregullim të ndarjes së pushteteve në disfavor të gjyqësorit dhe institucioneve të pavarura”.

Ligji i shfuqizuar, aktualisht, është në fazën e fundit të hartimit dhe së shpejti pritet të fillojë edhe procesi i konsultimeve paraprake, pastaj edhe konsultimeve publike, thuhet në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, nga zyra e kryeministrit të Kosovës. Për këtë, Qeveria, thuhet në përgjigje, ka filluar që të kontaktojë me të gjitha sindikatat relevante.

Sindikata e Policisë dhe ajo e Arsimit kanë konfirmuar se i kanë marrë ftesat për dërgimin e emrave të përfaqësuesve të tyre, por deri më tani nuk është caktuar ndonjë takim.

Por, ata kanë theksuar se nuk do të pajtohen me projektligjin për paga, në rast se kërkesat e tyre nuk përfshihen në këtë dokument.

Imer Zeqiri, kryetar i Sindikatës në Policinë e Kosovës, thotë se nuk do të pranohet koeficienti i njëjtë i pagave për zyrtarë policorë me koeficientet në Ligjin e shfuqizuar.

Në Ligjin e shfuqizuar koeficienti për pjesëtar të policisë ka qenë 2.2 apo rreth 470 euro, kurse me projektligjin aktual sindikata kërkon që paga bazë të mos jetë nën 600 euro, pa përfshirë kompensimet për punën jashtë orarit, ndërrimin e natës dhe rrezikshmërinë.

Më shumë se 9,200 llogaritet të jetë numri i punonjësve të Policisë së Kosovës. Paga bazë e tyre aktualisht është 392 euro.

“Është i vetmi institucion ku puna është me rrezikshmëri të lartë për jetën dhe shëndetin e punonjësve, për këtë ia vlen të mendohet mirë sa i përket nivelit të pagave. Është një ndër institucionet më të rëndësishme që meriton të ketë rritje në mënyrë që policia të ndihet që po e respekton dikush dhe ka një dinjitet”, thotë Zeqiri.

Sipas Ligjit të pezulluar, paga bazë është ajo pjesë e pagës, që përfitohet për punën e kryer me orar të plotë të një funksioni apo pozite të caktuar. Vlera e pagës bazë llogaritet duke shumëzuar koeficientin e klasës së pagës me vlerën monetare të koeficientit. Raporti i koeficienteve është një me dhjetë (1:10).

Koeficienti më i lartë është 10, pozitë kjo që e mban vetëm presidenti i Republikës së Kosovës, më pas është niveli i 9, ku bëjnë pjesë kryetari i Kuvendit, kryeministri dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Me koeficientin 9, paga arrin në 2,150 euro.

Përveç Sindikatës së Policisë, miratimin e këtij projektligji tashmë sa herë e kanë kërkuar edhe Sindikata e Arsimit, ajo e Shëndetësisë dhe Sindikata e Zjarrfikësve.

Paga e mjekut specialist aktualisht është 600 euro, 470 euro pagë mujore marrin mësimdhënësit në arsimin parauniversitar, kurse nga 280 deri në 330 euro është paga për zjarrfikësit.

Rrahman Jasharaj, kryetar i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, thotë se nëse nuk përfshihen në projektligj kërkesat e SBASHK-ut, në “sistemin e arsimit parauniversitar nuk do të ketë qetësi”.

Kërkesat e SBASHK-ut, janë që të nivelizohet koeficienti i pagës së punonjësve arsimorë të ciklit të ulët me punonjësit e arsimit të mesëm të lartë.

“Mësuesit dhe arsimtarët me ligjin e ri duhet të jenë të barabartë sa i përket koeficientit, ashtu siç janë edhe tashmë. Nëse nuk përfillen propozimet tona të argumentuara, atëherë Qeveria le ta dijë se po na dërgon drejt një situate tjetër dhe kongresi mund të sjellë vendim për grevë të përgjithshme në tërë sistemin arsimor”, deklaron Jasharaj.

Por, edhe nëse projektligji i pagave miratohet në muajin mars në Kuvendin e Kosovës, zbatimi i tij nuk mund të nisë menjëherë, për shkak se ky projektligj nuk është përfshirë në buxhetin e këtij viti, thotë kryetari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në Kuvendin e Kosovës, Ferat Shala.

“Ligji i pagave duhet të ketë implikime të larta buxhetore dhe nuk mund të hyjë pa rishikim të buxhetit apo në fillim të vitit të ardhshëm. Ende nuk dihet kostoja e tij, pasi ende nuk ka arritur në komision për shqyrtim”, thekson Ferati për Radion Evropa e Lirë.

Rishikimi i buxhetit-ndryshimi i Ligjit për buxhetin e Republikës së Kosovës, bëhet zakonisht në gjysmëvjetorin e dytë, respektivisht në muajin qershor.

Numri i punonjësve që marrin paga nga buxheti i Kosovës është rreth 83 mijë veta. Paga mesatare neto, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, është 542 euro.

Kurse, paga minimale është 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç. Vlera e pagës minimale në Kosovë është më e ulëta në rajon, pasur nga Shqipëria me 248 euro. Në Bosnjë Hercegovinë paga minimale është 300 euro, në Maqedoni të Veriut 359 euro, në Serbi 401 euro dhe në Mal të Zi paga minimale është 533 euro. /REL

Projektligji i pagave për sektorin publik pritet që muajin e ardhshëm të arrijë në Kuvendin e Kosovës për miratim, thonë zyrtarë të Qeverisë. Nëse arrin të miratohet në këtë periudhë, zbatimi i tij nuk mund të fillojë deri në gjysmën e dytë të vitit, thonë anëtarë të Komisionit për Ekonomi dhe Financa në Kuvendin e Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit