-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Abazoviç rrëzon qeverinë në Malin e Zi

Kryesoret

Kuvendi i Malit të Zi ka votuar mosbesimin ndaj qeverisë, pas një seance të gjatë e cila ka nisur që nga ora 14:00 dhe ku më së shumti u ngritën akuzat për tradhti.

‘Qeveria e 42-të malazeze e Zdravko Krivokapiç ra’, shkruajnë mediat malazeze.

Ndërkohë kundër ishin 11 deputetë (Demokratët, të Drejtat dhe Mali i Zi i Bashkuar).

Ndërkaq para votimit, deputetët e Frontit Demokratik (DF), Lëvizjes për Ndryshim (PzP) dhe Partisë Popullore Socialiste (SNP) u larguan nga salla plenare.

Po ashtu në sallë nuk ishte as deputeti i Partisë Demokratike Miodrag Lekiq.

Më herët zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ku ka publikuar një foto të tij ku shihet i pranishëm në Kuvend, ndërsa shkruan: “Dhimbjet e lindjes së demokracisë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit