Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas dënimit të Saimir Tahirit. Kim shkruan se askush nuk është mbi ligjin.
“I bëjmë thirrje institucioneve gjyqësore që të vazhdojnë të demonstrojnë se askush – pavarësisht partisë, pozitës apo pasurisë – nuk është mbi ligjin. Jo më pandëshkueshmëri” mbyllet postimi.
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u dënua me 3.4 vite burg për shpërdorim detyre për akuzat e ngritura kundër tij për lidhje me grupin e Habilaj, të trafikut të drogës.
Trupa gjykuese lexoi të gjitha parashtrimet mbi të cilat vendosi dënimin me burg të Tahirit që tashmë pret prangat për të shkuar te burgu “Jordan Misja” i njohur si “313”.
/5pyetjet.al