Aleksia Peleshi, vajza e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi e ftuar këtë të premte tek “Rudina” foli për lidhjen e saj me aktorin e humorit Romeo Veshaj.
Ajo gjithashtu tregoi se si e ka pritur babai i saj lidhjen me Romeon.
Aleksia tha se të atin kishin filluar ta uronin për fejesën e vajzës.
Aleksia Pekeshi: Unë e kam pasur gjithmonë mbështetjen dhe mirëkuptimin e babit për sa i përket lidhjes. Sigurisht më ka sugjeruar që t’i mbaj gjërat sa më private, pavarësisht se unë nuk e kam ndjekur këtë këshillë dhe kam bërë gabim.
Pyetje: Pse mendon se ke bërë gabim?
Aleksia Peleshi: Po sepse në momentin që i thua gjërat me aq pastërti, me aq sinqeritet, e bën veten si të thuash si mish për top, je shumë e atakueshme nga publiku, aq më tepër që njerëzit i keqintepretojnë gjërat. Babi, mbaj mend na ka thënë, “ça na bëre, ngelën duke më thënë njerëzit të trashëgohet çupa”.
Pyetje: Dhe ti çfarë i thua?
Aleksia Peleshi: “Faleminderit” i them, thuaju.
Pyetje: Pra ti do të doje të vinin urime të tilla?
Aleksia Peleshi: Nuk flas më.
/5pyetjet.al