-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Beteja në KAS, Berisha në dorë të Rusmalit

Kryesoret

Beteja Berisha-Basha tashmë është zhvendosur në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve. Një ditë pasi KQZ përjashtoi Sali Berishën dhe Komisionin e Rithemelimit nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë”, PD-ja zyrtare e drejtuar nga Lulzim Basha ka ankimuar vendimin duke kërkuar heqjen e frontit nga lista e zgjedhjeve të 6 marsit në 6 bashkitë e vendit.

Argumentet kryesore të PD-së ku mbështet kërkesën për përjashtim të këtij koalicioni nga zgjedhjet janë; regjistrimi më parë si koalicion se si parti, simbolet e përdoruara, por edhe fakti se cila parti do i propozojë kandidatët.

Tashmë kërkesa është në dorën e KAS-it për shqyrtim. Por cilët janë njerëzit që kanë në dorë fatin e betejës së Sali Berishës?

KAS përbëhet nga pesë anëtarë të cilët janë Ervin Lako, Elvis Çefa, Ilirjan Rusmali, Koli Bele dhe Ledio Braho. Emra të njohur, mbi të gjitha për angazhimet që kanë pasur edhe me partitë politike.

E ndërsa Koli Bele vjen nga radhët e socialistëve, sytë janë te dy prej tyre që mund të vendosin fatin e kërkesës.

Ilirjan Rusmali ka qenë funksionar i lartë në qeverisjen e PD-së, deri zv/ kryeministër i Sali Berishës. Në 2020, Lulzim Basha e “dogji” në garën për kryetar të KQZ-së.

Tashmër duhet të vendosë mes ish-eprorit të tij dhe Lulzim Bashës që e eliminoi nga gara.

Emri tjetër është Elvis Çefa, ish-zëvendës në KLD, i Bujar Nishani në kohën që ky i fundit ishte në krye të shtetit.

Megjithatë, e shkuara është “thikë me dy presa”.

ANËTARËT E KAS-it

Z. Elvin LAKO – Anëtar

Z. Elvis ÇEFA – Anëtar

Z. Ilirjan RUSMALI – Anëtar

Z. Koli BELE – Anëtar

Z. Ledio BRAHO – Anëtar

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit