Autoritetet greke vijojnë hetimet për të arrestuar bashkëpunëtorët e 23-vjeçarit shqiptar që i mori jetën me thikë të riut grek, Alkis Kampanos.
Mediat greke shkruajnë se një tjetër shqiptar u shpall në kërkim, por gjatë kontrollit mbrëmjen e djeshme nuk u gjet në shtëpi dhe dyshohet se është arratisur drejt atdheut.
I riu shqiptar i akuzuar për vrasjen u arrestua menjëherë pas krimit dhe dy ditë më parë doli përpara gjykatës, ku mohoi akuzat.
Por kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur largohet me thikën në dorë dhe arratiset me shokët e tij me katër makina, por që u kap disa orë më pas.
/5pyetjet.al