-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Banori në protestë: Greku më futi brenda, Rama më nxori jashtë, do zbatoj Kanunin

Kryesoret

Banorët e zonës së “5 Majit” në Tiranë kërcënuan në protestën që zhvilluan përpara Kryeministrisë, se nëse nuk marrin të drejtën e tyre, do ta thonë fjalën e tyre me Kanun.

Unë jam i vdekur, nëse më prish shtëpinë. Do të zbatoj Kanunin” tha njëri prej tyre.

“Ne do të shkojmë në grevë urie, jetë ose vdekje. Do ta mbuloj me gjak”. Kështu u shpreh një tjetër banor.

Nesër do të ketë protesta edhe më të dhunshme nëse nuk dëgjohet fjala jonë” tha një tjetër.

Të irrituar banorët ishin edhe me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim. “Ambasadat për shenjë respekti duhet të kishin reaguar.

Kur doli dënimi i Tahirit, Yuri Kim doli dhe tha është drejtësia ime, drejtësia e saj është zero, drejtësi është nëse duhet të vinte këtu. Kimetja (Yuri Kim) është mbuluar me lekë” tha një banor i revoltuar.

Një tjetër banor shkoi më tej. “Gabova që qëndrova në Shqipëri. Greku më mori dhe më futi brenda, shteti im më nxori jashtë” tha ai.  

Banorët e zonës së “5 Majit”, Laprakës, Paskuqanit dhe Kodrës së Priftit protestuan ditën e sotme përpara Kryeministrisë.

Ata preken nga unaza dhe projekti te “5 Maji”. Në protestë për të shprehur pretendimet e tyre ishin fëmijë e të moshuar.

Banorët kundërshtojnë marrëveshjen që u është propozuar, pasi shprehen se nuk është në proporcion me atë që po iu merret.

Me pankarta në duar banorët kërkuan dëmshpërblim të plotë.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit