-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha ironi me kandidatët e Berishës: Janë të “Shtëpisë së Ilirit”, jo të PD-së

Kryesoret

Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha ka reaguar pas hapjes së fushatës nga Sali Berisha në Durrës ku prezantoi kandidatin për zgjedhjet e 6 marsit, që do të garojë në koalicionin LSI-PDK, për shkak se KQZ përjashtoi ish-kryeministrin nga “Shtëpia e Lirisë”.

Por selia blu, thotë se kandidatët e Sali Berishës nuk janë të PD-së, por të LSI-së ndërsa koalicionin me ironi e quan “Shtëpia e Ilirit”, referuar Presidentit Meta.

“Sali Berisha vazhdon të manipulojë demokratët. Kandidatët e shtëpisë së Ilirit sot përfaqësojnë Ilir Metën dhe nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike.

Disa njerëz nga Shtëpia e Ilirit e kanë të vështirë të heqin dorë nga e kaluara e tyre, por çdo votë për këtë shtëpi është votë për pazarin e radhës Meta-Rama.

Shqiptarët e dinë shumë mirë që Partia Demokratike është një, dhe LSI një gjë tjetër.

Sali Berisha dhe kandidatët e tij janë tashmë pjesë e LSI-së dhe ndonëse duket që u vjen turp nga anëtarësimi në këtë parti, ata nuk i lidh më asgjë me PD, sado mashtrojnë duke përdorur emrin dhe simbolet e saj.

Demokratët e dinë se si Ilir Meta ka përdorur pushtetin dhe votat e tyre për pazarin me Edi Ramën ne 2013-ën. Sot po bën të njëjtën gjë.

Prandaj kush zgjedh Metën dhe Berishën, mban Ramën” shkruan PD.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit