-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha ndan BE-në nga SHBA, Soreca: Nuk futemi në punët e brendshme

Kryesoret

Bashkimi Europian nuk përfshihet në punët e brendshme. Kështu u shpreh ambasadori i BE-së Luigi Soreca kur u pyet në Korçë në lidhje me zhvillimet e fundit politike dhe faktin që Sali Berisha, pavarësisht se u shpall “non grata” nga SHBA, do të garojë me kandidatët e tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit në 6 bashkitë e vendit.

“Më lejoni të mos komentoj në lidhje me zhvillimet e brendshme të partisë. Ne kemi parimin e mos ndërhyrjes. Sikur e dini do të ketë edhe zgjedhje në të ardhmen.

Ne vazhdojmë punën tonë për të biseduar me të gjitha forcat për të gjitha çështjet dhe mbi të gjitha për zgjatjen e vettingut. BE ka qenë shumë e qartë.

Zbatimi i reformës në drejtësi është shumë i rëndësishëm. Kjo u konfirmua edhe nga komisioni i Venecia për zgjatjen e afateve të komisioneve të vettingut për një periudhë 2 vjeçare”.

Kur vjen puna te personat e shpallur “non grata”, BE ndahet nga SHBA, e cila ka qenë mjaft aktive në mbështetje të Lulzim Bashës, duke e bërë të qartë se Sali Berisha është e shkuara.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit