Mediat greke kanë publikuar fotot e pesë të dënuarve, mes tyre katër shqiptarë që u arratisën nga paraburgimi në Kretë, teksa pritej që të dërgoheshin në burgun e Haniasë.
Shqiptarët dhe pakistanezi ishin transferuar nga Athina në Kretë për të vuajtur dënimin, por prenë hekurat me limë dhe çanë murin duke u arratisur.
Të dënuarit që u arratisën;
Olis Prifti 43-vjeç nga Dropulli
Ardian Meta 32 vjeç nga Divjaka
F. F. 34 vjeç i dënuar për trafik droge
I katërti është një 29-vjeçar, dënuar për trafik droge
Disa orë pas arratisjes autoritetet greke kanë gjetur një kamionçinë të braktisur që dyshohet se është përdorur nga shqiptarët dhe pakistanezi.
/5pyetjet.al