-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta: Do të bëja kompromis me Ramën, por…

Kryesoret

“I kam dhënë provat s’e ngjitem në majat më të larta. Majat e politikes ngjiten më kollaj se majat e maleve nëse je i ndershëm dhe i sinqertë me popullin tënd.”

Kështu deklaroi presidenti Ilir Meta i ftuar sot në syri.net. Kreu i shtetit deklaroi se mund të bënte kompromis si president me kryeministrin Edi Rama, ndërsa shtoi se ai është i lidhur me Kushtetutën.

“Ilir Meta mund të bënte një kompromis me Edi Ramën dhe do ishte Presidenti më i mirë, që ka pasur historia. Por, Ilir Meta është i lidhur me popullin shqiptar, është i lidhur me Kushtetutën.

Nëse ka njëri që do të niset drejt një maje do arrijë atje, ai jam unë! Unë i kam fituar disa beteja me Kuvendin dhe me disa ndërkombëtarë në Venecia dhe të gjitha betejat i kam fituar”, tha Meta.

Duke u ndalur te çështja e hapur në gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e tij, Presidenti tha se: “Nuk është çështja më e rëndësishme shkarkimi i Presidentit të Republikës, e cila duhet të shqyrtohet me urgjencë nga Gjykata Kushtetuese.

Është më e rëndësishme që Gjykata të jepte një vendim të drejtë për zgjedhjet bashkiake, nga e cila preken 3 milion shqiptarë. Çështja më e rëndësishme e Gjykatës Kushtetuese nuk ka të bëjë më Ilir Metën, por me Presidentin e Republikës. Unë nuk jap dorëheqjen se nuk jam dezertor.

Nuk e kam dhëne dorëheqjen se ky vend ishte futur në një kurth për ta destabilizuar, nuk ishte rastësi lënia e mandateve, mos hyrja e Partisë Demokratike ne zgjedhjet vendore, rastësi nuk ishte as marrëveshja e 30 qershorit.”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit