-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Afatet e vettingut, Spiropali: Të enjten shumica voton pro. Gur i rëndësishëm kilometrik në rrugën evropiane

Kryesoret

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, me anë të një postimi në Facebook, ka deklaruar votën “pro” për zgjatjen e afatit të organeve të vettingut, ku thekson se kjo do të ndodhë që në seancën e së enjtes.

Më tej, Spiropali shkruan se reforma në drejtësi është një gur i rëndësishëm kilometrik në rrugën evropiane të Shqipërisë.

“Në seancën plenare të së enjtes votojmë zgjatjen e afatit të organeve të vetingut deri më 31 dhjetor 2024.

Ky ndryshim në Kushtetutë garanton përfundimin e procesit të vetingut të të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve, barazinë para ligjit dhe sigurinë juridike të procesit.

Reforma në drejtësi është pa kthim. Shumica do i votojë ndryshimet. Siç theksojnë partnerët tanë, kjo nuk është çështje partiake, por një gur i rëndësishëm kilometrik në rrugën evropiane të Shqipërisë. I bëjmë thirrje çdo deputeti të votojë pro”, mbyllet postimi i Spiropalit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit