-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Thirrja e fundit për deputetët nga ambasada Britanike: Inkurajojmë të mbështesin zgjatjen e propozuar të vettingut

Kryesoret

Në seancën e kësaj të enjteje pritet që kuvendi të miratojë zgjatjen e afateve të organeve të vettingut. Në prag të këtij votimi të rëndësishëm ka reaguar edhe ambasada britanike në Tiranë, e cila inkurajon për votimin e propozuar të vettingut.

Ashtu si ambasada e BE dhe SHBA-ve, ambasada britanike thekson se procesi i rivlerësimit i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të bëhet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë.

“Zbatimi i reformës në drejtësi është thelbësor për një sistem drejtësie të pavarur dhe efikas si dhe për të ardhmen e Shqipërisë.

Ne inkurajojmë Kuvendin e Shqipërisë të mbështesë zgjatjen e propozuar të vetingut.

Procesi i rivlerësimit i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të bëhet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Kjo do të ndikojë në konsolidimin e mëtejshëm të reformës dhe në përgjithësi në rritjen e besimit në sistemin e drejtësisë”, deklaron ambasada britanike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit