Valdede Manaj 50-vjeçe nga fshati Sheq i Madh i Fierit nuk u vetëvra, por e vrau bashkëshorti.
Mëngjesin e sotëm burri i saj, Petrit Manaj njoftoi vëllanë që është efektiv policie se gruaja kishte vrarë veten me thikë.
Policia arriti menjëherë në vendin e ngjarjes, transportoi trupin për në morg për t’i bërë autopsinë dhe sekuestroi thikën që u gjet në vendin e ngjarjes.
Nga hetimi ka rezultuar se 50-vjeçarja nuk kishte vrarë veten, sikur e raportoi bashkëshorti, por e kishte vrarë pikërisht ai duke e goditur me thikë në gjoks dhe pjesë të tjera të trupit.
Pas marrjes në pyetje dhe “gozhdimit” nga hetuesit, Petrit Manaj e pranoi autorësinë e krimit duke deklaruar se e bëri për arsye se ishte xheloz.
/5pyetjet.al