-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Debati për energjinë, Kurti: Arsyeja që nuk e rritëm për bizneset

Kryesoret

Rritja e çmimit të energjisë elektrike ka shkaktuar debat të fortë në Kosovë. Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të qeverisë e ka arsyetuar mosshtrenjtimin e rrymës për bizneset në vendimin që Zyra e Rregullatorit për Energji e mori dje lidhur me tarifat e reja.

Kurti u shpreh se duke i mbajtur bizneset të pa prekura nga shtrenjtimi i rrymës, synojnë të shmangin ndonjë rritje të mundshme të çmimit të produkteve dhe shërbimeve.

“Për bizneset nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike. Në një kohë kur çmimet e shumë produkteve janë duke u rritur shkaku i inflacionit të importuar, në këtë formë synojmë që të shmangim ndonjë rritje të mëtutjeshme të produkteve dhe shërbimeve që ato ofrojnë, që do të mund të merrnin shkas rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Kështu i ruajmë edhe qytetarët, edhe bizneset”, tha ai.

Përderisa subvencionimi i Qeverisë nuk do t’i shpëtojë nga shtrenjtimi i rrymës për qytetarët që shpenzojnë mbi 800 kËh në muaj, ndihma e ekzekutivit i mban të paprekura bizneset.

Sipas ZRRE-së, bllok-tarifa nuk është diskriminuese pasi “zbatohet njëtrajtësisht për të gjithë konsumatorët”. Vendimi u miratua dje. Opozita e ka kundërshtuar.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit